Tërmete të njëpasnjëshme në Ohër

Tërmet me intesitet prej 3.7 shkallëve sipas shkallës së Rihterit mbrëmë rreth orës 03:54 përsëri është regjistruar në zonën e epiqendrës të Ohrit, njofton Portalb.mk.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në lindje të Ohrit me thellësi prej 6 kilometrave.

Tërmeti më i fortë në Ohër është ndjerë dje paradite në orën 11:39 me 3.9 shkallë sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër 7-të kilometra veriperëndim të Resnjës me thellësi prej 5-së kilometrave.

Nga data 18 e muajit të kaluar deri sot në epiqendrën e Ohrit janë regjistruar 800 tërmete. Shumica ishin të dobët, me shkallë prej një ose dy shkallë sipas shkallës së Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button