fbpx

Piter Van Hojte me propozim për reforma mediale në Maqedoni

Eksperti për media në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Van Hojt, si këshilltar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bashkërisht me organizata të tjera relevante kanë përpiluar propozim për reforma urgjente në media. Mirëpo, siç edhe njoftoi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, mediat online nuk parashihen në këtë propozim dhe se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në petkun e “moralit”, njofton Portalb.mk.

“Ne kemi përcaktuar rregullore për mediat online, nga ku mediat online kushtëzohen të plotësojnë impresumin e tyre duke publikuar përbërjen e redaksisë dhe të ushtrojnë të drejtën për demant dhe përgjigje. Vetërregullimi duhet të vlerë për të gjithë sepse nuk pritet që me ligj të ndryshohen gjërat, së paku këtë nuk duhet ta kërkoni ju mediat, ngaqë secili duhet të ngrit veten në nivelin e duhur dhe të tregojnë se e bëjnë punën në mënyrë profesionale. Ashti siç kemi këpucëtarë të mirë dhe të këqinj, edhe më tej do të kemi media online të mira dhe të këqija”, tha Selmani.

 

Priten reforma konkrete në mediat e Maqedonisë

Në këtë propozim për media pritet të nxitet kultura mediale dhe jo të dënohen gazetarët, të shqyrtohen të gjitha rastet ku është ushtruar dhunë ndaj gazetarëve dhe të njëjtat të mos mohohen, por të dënohen.

Gjithashtu kërkohet që të shqyrtohen edhe 53 rastet e dhunës ndaj gazetarëve për të cilat nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike heshtën deri më sot.

Kërkohet përkrahje financiare nga Qeveria e Maqedonisë për Shërbimin Publik. Por sërish ai vlerëson se atje duhet të shqyrtohet produksioni dhe personeli.

Van Hojte vlerëson se deri te miratimi i këtij propozimi do të futen të gjithë aktorët relevant, përfshirë këtu edhe ekspertët dhe sektorin civil.

Duke pasur parasysh se ky propozim është përpiluar më herët me marrëveshje të partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), kundërshtuar nga VMRO-DPMNE-ja, Van Hojte dërgoi kërkesë deri te kjo e fundit për pjesëmarrje në miratim të këtij propozimi dhe përkrahje të reformave në media.

Propozimin për reforma në media do të prezantohet në mbledhjen e Qeverisë dhe më pas të propozohet në Kuvend ku pritet të miratohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button