fbpx

Përfunduan me sukses mbrëmjet kuranore të organizuara nga Forumi Rinor Islam

Mbrëmjet Kuranore, me lexues të shquar nga Maqedonia dhe Kosova, edhe sivjet u realizuan me sukses nga ana e Forumit Rinor Islam, njofton Portalb.mk.

Vargu i këtyre mbrëmjeve filloi në qytetin e Kërçovës duke vazhduar më pas në shesh të qytetit të Tetovës. Mbrëmja Kuranore në Kumanovë ishte e treta me radhë e cila poashtu u mbajt në qendër të qytetit dhe Mbrëmja Kuranore e mbajtur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përmbylli këtë aktivitet.

Lexuesit e dalluar, të cilët grumbulluan mijëra qytetarë me lexim nga Kurani Famëlartë, ishin: hfz. Hakim Iljazi, hfz. Armend Beqiri, hfz. Sallah Feta, hfz. Avdush Krosa, hfz. Xhemail Nuhiju dhe hfz. Egzon Ibrahimi. Në Tetovë me lexim u paraqit edhe hafëzi më i ri i këtij qyteti, hfz. Almir Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button