Maqedoni, rreth 85 mijë euro investim i BE-së për zhvillim të kulturës komunale

Bashkimi Evropian ka ndarë 84.720 euro për projektin “Pjesëmarrje qytetare për demokraci lokale nga programi për shoqëri dhe media 2014-2015” në tre komunat e Maqedonisë, Strugë, Strumicë dhe Qendër, ër nxitje të zhvillimit multikulturor dhe multietnik të shoqërisë. Kjo u bë e ditur sot në konferencën “Aksionet kulturore për përparim të komunave” nga Fani Karanfillova e cila është drejtoreshë në Fondacionin për Shoqëri të Hapur, realizues i projektit në fjalë, njofton Portalb.mk.

“Nga 31 aplikacione të arritura, në kuadër  të këtij projekti, janë shpërndarë 9 projekte nga tri për Komunën e Strugës, Qendrës dhe Strumicës. Në Strugë janë realizuar projekti “Muzeu Via Kandavia- Livadhi- destinacioni për turizëm kulturë në Strugë”, “Struga qytet kreativ” dhe “Ëndërrojmë, realizojmë dhe dashuri dhurojmë”. Në Strumicë janë realizuar projektet “Platforma interaktive e manifestimeve, evenimenteve, punëtorive dhe organizatave kulturore” dhe “Aksion kreativ për mobilizim kulturor”. Ndërsa në Komunën Qendër janë realizuar projektet “24.doc”, “E para e mbara- festival për kulturë feministe” dhe “Fëmijët në qendër të vëmendjes””, tha Karanfillova.

Ndërsa, udhëheqësi i repartit  për bashkëpunim në Bashkimin Evropian, Nikolla Bertolini vlerësoi se qëllimi i financimit të këtyre projekteve ka të bëjë me nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve, sektorit civil dhe institucioneve, komunave.

“BE-ja financon këto projekte me qëllim që të ndryshohet politika dhe kultura e një shoqërie. Nëpërmjet grantistëve komunal të cilët janë realizues të këtyre projekteve do të ndryshohen edhe politikat e asaj komune. Në këtë pikëpamje, kultura paraqet pika e vetme nga ku duhet të nisin ndryshimet për të mirë në një komunë ose shtet”, tha Bertolini.

Ndërsa ministri aktual i Kulturës, Robert Allagjozovski, ka qenë pjesëmarrës në realizimin e trajnimeve të cilat janë realizuar në kuadër të këtij projekti, në rolin e aktivistit kulturor, mirëpo, ai premtoi se tash, si ministër do t’i hap dyert për të gjithë personat, OJQ-të dhe komunat të cilat kanë plane dhe ide për zhvillim të kulturës.

Ai tha, “ne bashkërisht do të ndërmarrin plane akcionare se si më lehtë dhe më mirë të zhvillojmë kulturën në një komunë”.

cats

Ndryshe, realizues të këtyre projekteve janë OJQ-të, “Via Kandavia”, Iniciativa për Aktivizëm të Pavarur Kulturor (INPK), “Etniteti”, shoqata “Lidhja Turistike”, Organizata e grave nga Strumica, “Barazia” dhe shoqata “Teatri i zgjuar”. Organizator të projektit janë Fondacioni për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Demokracisë Lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button