Qeveria i shfuqizoi reklamat milionëshe në BBC dhe CNN (VIDEO)

“Kursimet në arkën shtetërore vetëm se kanë filluar.  Tanimë janë kursyer 10 milionë euro, i ndaluan fushatat në CNN dhe BBC, i ndaluam marrëveshjet me kuazi këshilltarët e huaj”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Por, çfarë të bëjmë me personat që nga dhjetëra-njëzet ditë nuk kanë ardhur në punë? Ligji thotë se pas tre ditëve mungesë të paralajmëruar ndalon marrëdhënia me punën. Edhe njëherë apeloj deri te të gjithë që të vijnë në punë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur deputetëve opozitar të VMRO-DPMNE-së.

Për propozimet për zv/ministrja, Zaev tha se është i bindur që do të tregojnë shembull se si duhet që të punohet.

Ja dhe reklama që është transmeton në CNN dhe BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button