Shkarkohet nga detyra drejtori i Onkologjisë dhe Radioterapisë, ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend

Millan Risteski, më nuk është drejtor i Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi. Ai është shkarkuar nga pozita e drejtorit dhe prej këtu fillon ndërrimi i njerëzve të parë në klinikat e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Risteski ka qenë pjesë e protestave të së ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërkaq ka qenë pjesëmarrës edhe në ngjarjet e përgjakshme më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, ku u rrahën deputetët e shumicës parlamentare.

Në periudhën e ardhshme pritet që të vazhdojë ndërrimi i drejtorëve në klinikat e Shkupit, kështu që drejtoresha aktuale e Klinikës së Gjinekologjisë, Marija Haxhi-Lega, në afat të shkurtër do ta lëshojë postin, ndërkaq në vend të saj, sipas të gjitha gjasave do ta marrë mjekja Viktorija Jovanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button