Taravari: Në kohën e VMRO-së janë arrestuar 70 deri në 100 mjekë, që nuk është bërë në 70 vitet e fundit

Ministri i i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një intervistë për “Fokus” tha se për gjatë 11 viteve të VMRO-DPMNE-së në pushtet më së shumti janë arrestuar mjekë, ndërkaq një pjesë prej tyre kanë qenë edhe montime politike, vetëm se e kanë kundërshtuar pushtetin, njofton Portalb.mk.

“Gjithkund ekzistojnë kriminelë, kështu që edhe mes nesh mjekëve. Por, nuk është ajo fotografia e si ndërtohet në opinion. Vetëm në dhjetë vitet e fundit janë arrestuar nga 70 deri në 100 njekë, gjë që nuk është bërë në 70 vitet e fundit. Është krijuar fotografi, se të gjithë me mantelë të bardhë, nga populli perceptohen si kriminelë. Të jemi të pakompromisë në luftën kundër krimit. Do ta bëjmë ueb-faqen tonë më interaktive, kështu që pacientët, do të kenë mundësi që përveç kutive në klinika, të paraqisni ryshfet dhe korrupsion edhe në faqen tonë, ndërkaq shërbimet do t’i mbledhin të gjithë informatat”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button