Integrimi i Maqedonisë në NATO, Athauzer: Gjermania është vetëm mbikëqyrëse

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse Maqedonia ka mundësi të pranohet në NATO nën referencën e përkohshme, ajo deklaroi se ajo është çështje që duhet ta zgjidhin Shkupi dhe Athina, ndërkaq Gjermania është vetëm mbikëqyrëse, njofton Portalb.mk.

“Gjithsesi është e rëndësishme që ministri Nikolla Dimitrov, në një nga takimet e para ka shkuar mu në Athinë. Këtë çështje nuk do të kisha dashur fare ta komentoj pasi që ajo është punë e dy shteteve. Gjermania këtu është vetëm mbikëqyrëse”, deklaroi ambasadorja Althauzer, pas panelit të diskutimit “Bashkëpunim mes komunave, kompanive dhe sektorit civil – projekt Siti 3 për mbrojtjen e klimës”, e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup dhe “Eko-Vetëdije”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button