Këshilli i Prokurorëve e pranoi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Zvërlevskit

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme ka pranuar kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Sipas procedurës, tani Këshilli, mendimin duhet ta kthejë në Qeveri dhe bashkë me dokument propozimin për shkarkim ta dërgojë në Kuvend.

Kuvendi duhet që të caktojë seancë në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e Zvërlevskit dhe me 61 vota të njëjtin ta shkarkojë.

Derisa zgjatë procedura, për zgjedhje të kryetarit të ri, u.d. prokuror shtetëror do të jetë Xhelal Bajrami, i cili është zëvendësi i parë i Zvërlevskit. Bajrami është ish funksionarë i BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button