Zyrtare, Qeveria inicon procedurë për shkarkimin e Zvërlevskit

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të iniciojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Ky vendim është sjell pasi që Zvërlevski “funksionin e ka kryer në mënyrë të paligjshme dhe detyrat nuk i ka kryer në kohë, në pajtueshmëri të dispozitave ligjore”. Propozimin, Qeveria do ta dorëzojë deri te Këshilli i Prokurorëve të Republikës së Maqedonisë për të kërkuar mendim. Këshilli është i obliguar që në afat prej 15 ditëve, t’i përgjigjet Qeverisë me mendim pozitiv ose negativ.

Më parë kryeministri, Zoran Zaev, publikisht dy herë e ka ftuar që Zvërlevski vetë të japë dorëheqje për të përshpejtuar procedurat, megjithatë deri më tani, nga ky i fundit ende nuk ka asnjë reagim, njofton Portalb.mk.

LEXO: Zaev përsëri e ftoi Zvërlevskin që të japë dorëheqje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button