“Vardari” pritet solemnisht në Shkup (VIDEO)

Qytetarët në sheshin “Maqedonia” në Shkup janë mbledhur për ta pritur, kampionin e Maqedonisë në hendboll, Vardarin, njofton Portalb.mk.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mori vendim që t’i dekorojë anëtarët e klubit të hendbollit Vardar me “Medalje për merita për Maqedoninë”, ndërsa KH Vardar do t’i ndahet mirënjohje e lartë “Kartë e Republikës së Maqedonisë”.

Ceremonia solemne e ndarjes së dekorimeve do të mbahet në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë “Vila Vodno”, pas përfundimit të pritjes së organizuar të hendbollistëve të Vardarit në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Dekorimet për hendbollistët dhe mirënjohja për klubin e hendbollit Vardar nga presidenti Ivanov u jepen pas triumfit të KH Vardar në Ligën e kampionëve. Republika e Maqedonisë e fitoi kampionin e parë evropian në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe pas 15 viteve ka ekip që paraqet kampion kontinental. Klubi i hendbollit “Vardar” është kampion evropian në Ligën e kampionëve, pasi në finalen që u luajt në Këln e fitoi ekipin e Paris Sen Zhermenit.

Pritjen drejtëpërdrejtë mund ta ndiqni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button