Hojt ji: Presim Maqedonia t’i rregullojë raportet me vendet fqinje, përfshirë Greqinë

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji me rastin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar pret që Maqedonia t’i rregullojë raportet me vendet fqinje, përfshirë këtu Greqinë, për integrim sa më të lehtë të saj në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.

“T’i zgjidhë problemet me fqinjët, përfshirë Greqinë. Qëllimi është të arrihen përparime të cilat do ta bllokonin rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euro-atlantik”, porositi Hojt Ji.

Ai vlerëson se edhe pëskaj asaj që kishte momente të vështira, si sulmi i prillit në Kuvend, të cilat u tejkaluan, rezistencë dhe joinformim, tash Maqedonia ka Qeveri, dhe ky është një hap pozitiv, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për tërë rajonin, se si situatat e vështira mund të tejkalohen nëse ka vullnet politik.

Hoj Ji i pyetur për komentimin e zgjedhjes së Qeverisë së re në Maqedoni, ai u shpreh se vendimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për t’ia dhënë mandatin kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka qenë “tregues se demokracia e Maqedonisë është e përmbajtur dhe e fortë”.

Zëvendës-ndihmësi sekretari i SHBA-së gjithashtu shprehu pritshmëri që Qeveria e re do të jetë partner me shoqërinë ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, me vendet partnere të Maqedonisë tanimë e shumë vjet, në drejtim të zbatimit të reformave të nevojshme për përparim.

Të gjitha këto vlerësime Hojt Ji i tha në intervistën për redaksinë boshnjake të Zërit të Amerikës.

Kujtojmë se ky vlerësim i Hojt Ji-së për Maqedoninë në raport me vendjet fqinje dhe Ballkanin në përgjithësi nuk bëhet për herë të parë, ai më herët pati vlerësuar se tensionet etnike në Ballkan kanë filluar të rriten. Dhuna në Maqedonia e tregon seriozitetin e problemeve të tyre politike. Nacionalizmi në rajon është në rritje”, pati deklaruar Hojt Ji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button