Grubi: Lëvizja BESA është lëvizje ik dhe duhet të largohet nga Kuvendi

Deputeti BDI-së Artan Grubi në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet për programin dhe përbërjen e re Qeveritare u shpreh se Lëvizja Besa e cila është pjesë e opozitës regresive bashkë me VMRO-DPMNE-në, tashmë është lëvizje ik ngaqë ajo as nuk e votoi kryeparlamentarin e tashëm shqiptar por, iku nga Kuvendi më 27 prill dhe se nuk e përfilli votën e shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE-ja dhe Lëvizja Besa të cilat janë opozitë regresive janë të vetmet që ishin kundër zgjedhjes së Talat Xhaferi. Lëvizja BESA është përgjegjëse për moskonsiderim të votës shqiptare, për mosnjohje të himnit shqiptar, ju jeni edhe përgjegjës për sulmin e 27 prillit që rrezikoi deputetë, ju helmuat edhe mediat shqiptare që kjo nuk ka ndodhur më herët, për nxitje të urrejtjes dhe shpifjes tek shqiptarët. Lëvizja ik ashtu ju quajnë qytetarët dhe për këtë ju duhet të ikni nga këtu”, tha Grubi.

LEXO: Remenski: Qeveria e re duhet të largojë shovinizmin politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së

LEXO: Pemova: Qeveria e re nuk mund të jetë reformatore me BDI-në në të

LEXO: Rikthehet seanca kuvendore, deri në mesnatë Qeveria e re

LEXO: Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button