LR-PDSH merr pjesë në Qeveri, ja cila ministri do t’i takojë (VIDEO)

Sonte, nga LR-PDSH u vendos që kjo parti bashkë me RDK-në si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” të hyjnë në Qeveri ku si ministër i LR-PDSH-së do të jetë Arben Taravari në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“LR-PDSH në mbledhjen e Kryesisë Qendrore dha përkrahje për Qeverinë e re. Sot kemi marrë vendimin për tu bërë pjesë e Qeverisë së re kurse partisë sonë i takon Ministria e Shëndetësisë me kandidatin Arben Taravari. Mendojmë dhe besojmë se ky do të jetë personi i cili do të udhëheqë me dinjitet pozitën në fjalë”, tha Sela.

Sela gjithashtu vlerëson se “pikërisht qe ne jemi serioz dhe kemi deklaruar edhe pas fushatës elektorale, do te jemi avokat të mëdhenj për vendimet që do të merren sa i përket integrimeve në NATO dhe BE si dhe për zbardhjen e rasteve të montuara. Këtë do ta bëjmë duke qënë pjesë e Qeverisë dhe jo jashtë saj”.

Ndërsa, partia koalicionuese e LR-PDSH-së, RDK-ja e Vesel Memedit gjatë ditës ka publikuar se nën udhëheqje të tyre do të jetë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale që vjen nga dega e Shkupit, me kandidatin Suhejl Fazliu.

Nga RDK u shprehën se kryesia qendrore e partisë u përcaktua për një kandidat relativisht të gjeneratës së re, me bindje të plotë se  Fazliu posedon kapacitet të jashtëzakonshëm të prezantoj denjësisht RDK-në, si një nga partnerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button