fbpx

Seancë e re e padisë së Ahmetit dhe Xhaferit kundër Sllobodan Bogoevskit

Sot në ora 10.30 në Gjykatën Themelore Shkupi 2 vazhdon seanca për padinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kundër ish-agjentit Sllobodan Boegoevskit, njofton Portalb.mk.

Ahmeti dhe Xhaferi kanë paditur ish-agjentin Boegoevski për shpifje gjatë dëshmisë në Gjykatën e New York-ut për rastin “Magjar Telekom”.

Bogoevski gjatë dëshmisë para Gjykatës Amerikane ka thënë se në Maqedoni janë dërguar 7.5 milionë euro me automjet zyrtar për ryshfet të tre politikanëve, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Gjykata në seancën e kaluar ka pranuar që për dëshmitarë të thërrasë avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e shfrytëzuar për nevojat e procedurës hetimore në SHBA, nga këtu, Ahmeti dhe Xhaferi do të tregojnë se deklarata është dhënë në Shkup dhe për këtë kompetente është Gjykata në Shkup, e jo në hapësirën e Ambasadës së Amerikës në Shkup.

Si dëmshpërblim për këto procedura Ahmeti ka kërkuar 3 milionë denarë, kurse Xhaferi 2.5 milionë denarë.

LEXO:Rasti “Magjar Telekom

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button