Seancë Gjyqësore për “Magjar Telekom”

Në Gjykatën Penale sot është caktuar gjykimi për “Magjar Telekom”, në të cilin të dyshuar janë pjasëtarë të lartë të Telekomit.

Të dyshuarit Atilla Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët janë të akuzuar për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, gjashtë muaj janë të pakapshëm për autoritetet e rendit. Ish drejtorët e Magjar Telekom, Eleg Shtaub dhe Andras Ballog, janë marrë vesh që të paguajnë dënim me para dhe kanë marrë edhe ndalesë pesëvjeçare për veprimtarinë e kryer si drejtor ose si të punësuar në të gjitha shoqëritë aksionare, në procesin që u mbajt në Gjykatën e Nju Jorkut. njofton Portalb.mk.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button