Ivanov: Siç u amnistuan luftëtarët e 2001, e njëjta të ndodh edhe me “mbrojtësit” e 27 prillit

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në televizionin “Kanal 5” ndër reshta ka përmendur amnistinë për të dyshuarit dhe të akuzuarit e protestave të dhunshme të 27 prillit në Kuvend por sërish tha se e njëjta duhet të vendoset në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Ne më vitin 2001 kishim konflikt ushtarak por gjetëm mënyrë për të zbutur të njëjtin. Derisa duan deputetët e rinj dhe përbërja e re e Kuvendit të tregojnë akt për vullnet të mirë, për pajtim, ta bëjnë atë që u bë pas konfliktit të 2001. Atëherë e dimë se Kuvendi amnistoi keqbërësit ushtarak të shumtë e pse tash të mos e bëj të njëjtin me personat të cilat i mori turma dhe emocionet”, tha Ivanov.

Sipas tij pas dhënies së mandatit shteti hyri në periudhë të stabilitetit të situatës dhe se shpreson qe do të ketë edhe qetësim të popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button