Komunat, Ahmeti: BDI përkrah ndryshimet e Kodit Zgjedhor

 

Në lidhje me zgjedhjet lokale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, tha që “BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re”, njofton Portalb.mk.

Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Kryetari BDI-së dhe ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Ahmeti falënderoi Italinë për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimet e BDI-së mbi temat e lartpërmendura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button