Rusia mbron Serbinë nga Ramush Hardinaj

Moska zyrtare i ka dalë sot në mbrojtje Beogradit zyrtar nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese e i ka dënuar “deklaratat agresive” të Ramush Haradinajt drejtuar, siç thotë kumtesa, Beogradit dhe udhëheqjes serbe.

“E konsiderojmë të papranueshme mungesën e përgjigjes adekuate nga kujdestari i Prishtinës, në radhë të parë të BE-së dhe të SHBA-së ndaj këtyre deklaratave të tilla të shfrenuara ekstremiste. A i konsiderojnë këto parterët perëndimorë normale? A janë të pranueshme këto deklarata në Europën bashkëkohore? A janë Brukseli solidarë me Haradinajn apo thjesht nuk mund të kuptojnë të mbrojturit e vet?”, pyet kumtesa ruse.

Kumtesa konstaton se këtë zhvillim e ka nxitur edhe vendimi i Gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt.

“Kjo tregon se shteti i rremë Kosova është burimi kryesor i jo stabilitetit rajonal dhe lëshimi pe ndaj aspiratave shqiptaro mëdha mund të sjellë nxitje të konflikteve ndëretnike dhe paraqet mundësi për konflikte në rajon“, përfundon kumtesa.

Ramush Haradinaj ka thënë se Vuçiq nuk do të duhej të luante me shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button