Zaev për TVB: Ivanov do ta jep mandatin

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në intervistën për Televizionin e Bullgarisë (TVB) ka shprehur se kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do ta jep mandatin ngaqë ai para opinionit ka shprehur arsye të palogjikshme, njofton Portalb.mk.

“Do të ndodh dhënia e mandatit ngaqë ai para opinionit tha dy arsye të palogjikshme. Tash duhen dhjetë ditë që kur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të njoftojë se ka shumicë parlamentare. Gjithashtu, për të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës” do të shkojmë edhe njëherë tek ai, do t’ia dërgojmë programin e ri me të cilën garantohet kushtetutshmëria, unitariteti dhe integrimet euroatlantike”, tha Zaev.

Ai tha për shkak të sulmeve të marra në Kuvend i ju janë vënë tre penj në kokë, dy në ballë e një në buzë kurse sulmi edhe njëherë tregoi se është tentim për vrasje.

“Sulmi në Kuvend tregoi se është tentim për vrasje, tri orë e gjysmë pa polici e me thirrje “mbysni”. Deri sa jepja deklaratë në dyert e Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së u hapën dyert e Kuvendit për protestuesit. Ky ishte skenar i paramenduar i oponentit tonë politik i cili nuk ka qëllim që të jep pushtetin të cilën e pengojnë po për të njëjtën arsye dhe kur panë se ne gjetëm mënyrë, ata nëpërmjet skenarit të paramenduar, me largimin e shufrave nga dyert e Kuvendit lejuan njerëzit të depërtojnë brenda”, u shpreh Zaev.

Në pyetjen se një deputetë i Lëvizjes Besa këndoi himnin shqiptar gjatë seancës kuvendore dhe se ajo është provokim, Zaev u shpreh se personalisht atë veprim e dënon dhe se në Kuvendin e Maqedonisë mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë.

“Gjithçka çfarë kam është Maqedonia, unë jam maqedonas, prindërit e mi janë maqedonas. Deri tash në të gjitha mënyrat, si unë edhe kryetarët e partive shqiptare dëshmuam se nuk do të ndryshohet unitariteti. Kjo  është e vetmja akuzë që bëhet nga ana e VMRO-DPMNE-së që të mos e dorëzojë pushtetin sepse frikësohet nga përgjegjësia penale”, tha Zaev.

Ai gjithashtu u shpreh se as që dëshiron, e as që e ndan Maqedoninë. Ai dëshmoi se është kryeministër i ri kurse për opozitën e ardhshme, VMRO-DPMNE-në, shprehu se “duhet të bashkëpunojmë për shkak të reformave dhe qytetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button