Ja çfarë thotë Prokuroria Publike për ndodhitë në Kuvend

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se “me kujdes” i ndjek ndodhitë në lidhje me dhunën e mbrëmshme në Kuvend dhe “ka ndërmarrë masa për zbardhjen e tyre dhe për konstatimin e dëshmive”, njofton Portalb.mk.

Prej atje informojnë se prej mbrëmë Prokuroria ka vendosur kujdestari të jashtëzakonshme, ndërkaq prokurorët publik kompetent janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Në pajtueshmëri me kompetencat, Prokuroria Publike do të veprojë ndaj të gjitha rasteve ku do të konstatohet ekzistimi i elementeve të kryerjes së veprës penale dhe për çdo ngjarje pas dokumentimit do të sillet vendim përkatës prokurorial”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button