Lutfiu fton nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për gjakftohtësi

Në lidhje me ngjarjet e fundit ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, duke mos dashur të bëjë thirrje për mosshkuarje në shkollë ai nëpërmjet Portalb fton nxënësit, arsimtarët dhe prindërit të tregojnë maturi për situatën e fundit në Maqedoni dhe të mos bien pre e provokimeve, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit nuk anulon mësimin për nesër por se njofton se nëse prindërit, varësisht vendbanimit e shohin të arsyeshme mosshkuarjen e fëmijëve në shkollë për nesër, njoftoj se fëmijët e tyre nuk do të dënohen në shkollë dhe se mungesa do të arsyetohen”, tha Lutfiu.

Ai nëpërmjet Portalb fton nxënësit, prindërit dhe arsimtarët që të tregohen të matur dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button