fbpx

Ndrio Karameti do ta promovojë librin “MAQEDONIA viti 1: Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik”

Profesoresha universitare, Aurora Ndrio Karameti, nesër në ora 11:00 në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në Shkup, e promovon librin me titull “MAQEDONIA viti 1: Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik”, njofton Portalb.mk.

“Ky libër ka dalë nga shtypi prej disa muajsh. Puna për të ka nisur që në vitin 2005; në fakt përmbajtja e tij është pjesa më e madhe e tezës sime të doktoratit në Universitetin e Sorbonës në Paris. Thëne shumë shkurt, teza vërteton se në qoftë se media ndërkombëtare nuk do të kishte trajtuar aktualitetin në Maqedoni ashtu siç e bëri, dhe konflikti do kish zgjatur deri në kohën e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, qeveria maqedonase e asaj kohe do ia kish dalë të fuste ushtrinë guerile shqiptare në kuadrin e ri të luftës kundër terrorizmit në botë”, thotë Ndrio Karameti.

Ajo shton gjithashtu se, në libër trajton shumë aspekte të jetës së shqiptarëve në Maqedoni, “sigurisht shkruar për nje lexues qe i njeh pak dhe duhet t’i njohë më mirë për të kuptuar sa e komplikuar është jeta e tyre këtu”.

“Në të vërtetë nuk e kisha me nxitim këtë ngjarje sepse libri flet për të shkuarën e Maqedonisë, për vitin 1 të këtij shekulli të ri dhe për rolin e medias ndërkombëtare dhe shqiptare ne konfliktin e armatosur te atij viti dhe influencat reciproke me gjeopolitikën, prandaj po prisja një kohë me pak të ngarkuar për t’u marrë me të. Por, ja, në Maqedoni, problematika e librit tim u bë aktualitet edhe njëherë, pas 15 vjetësh”, shton autorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button