LSDM: Shumica parlamentare është pushteti, Ivanov nuk do ta pengojë vullnetin e qytetarëve

Pas intervistës së Gjorge Ivanovit për gazetën austriake ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke thënë se ai nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë tiranike ndaj popullit të tij, vetëm që t’i mundësojë një individi dhe familjes së tij t’i realizojnë platformat kriminale të tyre. Me këtë Ivanov është pjesëmarrës në të keqen që iu shkaktohet qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e LSDM theksohet se qytetarët kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend dhe se ajo është shumicë parlamentare stabile e cila paraqet pushtetin e Maqedonisë.

“Shumica parlamentare ka obligim që t’i mbrojë qytetarët dhe interesat shtetërore, me atë se kush do të formojë Qeveri reformuese e Maqedonisë unitare, në pajtueshmëri me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë opozitë. Ivanov nuk do t’i pengojë proceset demokratike. Shumica parlamentare është pushteti, Ivanov nuk do të pengojë vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LEXO: Ivanov për “Viner Cajtung”: Kërcënon Zaevin edhe me burgosje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button