Agjencia për Ushqim: Për zgjedhje të drejtë të ushqimit, të lexohet udhëzimi

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) këshillon që qytetarët t’i shmangen ushqimeve me kanaqe, teglla, kuti dhe paketime të tjera të dëmtuara, grimcuara, të bymuara ose të plasaritura, të mos blihen ushqime të gatshme të cilat qëndrojnë në enë të hapura dhe se mirë t’i pastrojnë pemët dhe perimet para përdorimit, njofton Portalb.mk.

Nga AUV thonë se shëndeti hyn përmes gojës dhe prandaj duhet të kemi kujdes se si, ku dhe çfarë hamë.

Nga AUV thonë se po ashtu është e rëndësishme që qytetarët të dinë se kur bëjnë treg, të lexohet deklaracioni i ushqimit dhe nëse ushqejnë jashtë të përzgjedhin vende të sigurta për ushqim.

“Gjithmonë keni kujdes, personi i cili e përgatit ushqimin ose e shërben atë drejtë të punojë me të. Në vetëshërbime, sërish, kur blini, lexoni përbërjen e ushqimit. Në pajtim me Rregulloren aktuale, ajo duhet të jetë qartë e dukshme, lexueshme dhe e kuptueshme, dhe në të shkruhen saktë alergjenët, aditivët, vitaminat dhe mineralet. Praktikisht i jep të gjitha informatat e nevojshme dhe të patjetërsueshme për përmbajtjen dhe mënyrën e rruajtjes së ushqimit në afat  dhe masë të caktuar”, thonë nga AUV.

Në Maqedoni vazhdimisht përdoren fushata për përdorim të ushqimit të shëndetshëm të cilat përkrahen dhe realizohen shpesh herë nga Agjencia për Ushqim. Në njërën nga ata temë ishte “Sigurimi i ushqimit të shëndetshëm për ardhmëri të shëndetshme” në të cilën janë përfshi më shumë segmente: rekomandime për larje të duarve para ngrënies, porositje e “mençur” kur ushqehemi jashtë, këshilla për transport të ushqimit dhe njohje e simptomave të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi jo i rregullt dhe joadekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button