fbpx

Maqedoni, “Alternativa e Gjelbër”: Përkrahim hapjen e fabrikave të kanabisit për nevoja mjekësore

Organizata qytetare “Alternativa e Gjelbër” nëpërmjet kumtesës e “përshëndetë hapjen e kompanisë së re për prodhim dhe mbikëqyrje të prodhimeve nga kanabisi”, pasi që sipas tyre, mund të sjell në konkurrencë më të mirë dhe ulje të çmimeve në treg, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi ynë është që duhet të ketë sa më shumë prodhimtare, që të ketë më shumë konkurrencë dhe prodhime të ndryshme. Vlerësojmë se Maqedonia këtë mund ta bëjë edhe pa ndihmën e investimeve të huaja të cilat sipas deklaratave do të kontribuojnë për punësime, por megjithatë bëhet fjalë për ndërmarrje të huaj”, shtojnë nga shoqata “Alternativa e Gjelbër” duke theksuar se duhet të kontribuohet më tepër në ndihmën e ndërmarrjeve vendore të cilat gjithashtu kanë kapacitete të mjaftueshme që të merren me prodhimtari.

Ndryshe, para disa ditëve u njoftua se në qarkun e ish fabrikës “OHIS” do të hapet një investim i ri i kompanisë amerikane NYSK holding e cila do të merret me prodhimtarinë e vajit të kanabisit për nevoja mjekësore.

Investimi i përgjithshëm në periudhë prej pesë vjetëve do të jetë mes tre deri pesë milionë dollarë. NYSK holding tashmë ka investuar gjysmë milionë euro në renovimin e këtij objekti braunfild mbi 2.000 metra katrorë. Kompania tashmë ka punësuar 15 persona me orar të plotë dhe me të ardhura mbimesatare, me plan që të punësojë 50 deri në fund të vitit dhe 200 persona në pesë vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button