Pence, Tillerson i kërkojnë Rusisë të rimendojë marrëdhënien me Assadin

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se “të gjitha provat” tregojnë se Qeveria siriane qëndron prapa sulmit shkatërrues kimik në provincën Idlib dhe i bëri thirrje Rusisë që të respektojë marrëveshjen e saj për eleminimin e armëve kimike në Siri, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Në një intervistë për Fox News, Pence tha se është koha që Moska “të mbajë fjalën për eleminimin e armëve kimike, në mënyrë që ato të mos jenë më kërcënim” për njerëzit në Siri.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i bëri thirrje Rusisë që të rimendojë marrëdhëniet e saj me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“Nuk ka dyshim në mendjen tonë se regjimi sirian është përgjegjës për këtë sulm të tmerrshëm. Mendojmë se është koha për rusët që të mendojnë vërtet për mbështetjen e tyre për regjimin e Assadit”, tha Tillerson.

Mbi 70 veta janë vrarë nga sulmi i dyshuar kimik që ka ndodhur të hënën në qytetin Khan Sheikhoun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button