Albana Osmani, zyrtarisht Ambasadore e “The Children for Peace” për Shqipërinë (VIDEO)

Projekti “Ti je një luledielli”, që moderatorja e njohur e nisi me zemër dhe fushata që mori përmasa ndërkombëtare e bëri pjesë të saj shqiptarë në Shqipëri e anekënd botës, në fund është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm. Albana Osmani është emëruar Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri. Ky vlërësim i erdhi surprizë moderatores në programin Top Show Magazine, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Albana Osmani
Të ftuar për t’i dhënë këtë vlerësim ishin avokatja Irena Kita, përfaqësuesja ligjore e projektit “Ti je një luledielli” dhe ish-banori i BB4, Algen Nikolla, një sipërmarrës i cili e ndau iniciativën e Albanës edhe me “The Children for Peace” dhe përfaqësuesen Debrah Ann Mace.

Faleminderit Chilldren For Peace ! E Nderuar Zonja Debrah Ann Mace jam shume e gezuar qe kemi mbeshtetjen tuaj per te çuar para projektin "Ti je nje luledielli " per te ndihmuar edhe me shume femije në nevoje. Ndjehem shume e nderuar te pranoj kete akreditim si Ambasadore e Femijeve per Paqen ONLUS ne Shqiperi. Ju premtoj qe do vazhdoj misionin tim per te ndertuar nje bote me te mire per ne te gjithe! Perfitoj nga rasti te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan me projektin ! Çdonjeri nga ne mund te beje nje diference, por se bashku ne bejme ndryshim ! ? Thank You @thechildrenforpeace Dear Debra, I am so pleased to know that I now have your support to further our work towards helping children who need help the most in my country. I am honoured to be appointed as the Ambassador for Children For Peace ONLUS in Albania. I will carry on with my mission to make our world a better place. I would like to Thank You and everyone who helped with my project. Each one of us can make a difference. Together we make change.

A post shared by Albana Osmani (@albanaosmani1) on

Pasi mësoi vlerësimin, e përlotur, Albana i falënderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj nisme njerëzore në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda dhe tha se tanimë ata do të angazhohen në një hap tjetër të rëndësishëm: t’i blejnë pajisjet mjekësore që do t’u vijnë në ndihmë sa më parë të sëmurëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button