Kiracovski: LSDM dhe koalicioni heqin dorë nga replikat dhe kundër-replikat

“Ne heqim dorë nga replikat dhe kundër-replikat”, kështu deklaroi sot deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë, në vazhdimin e tetë të seancës konstituive, njofton Portalb.mk.

Ai tha se në këto tetë ditë është bërë debat i zbrazët, ndërkaq çelësin për atë dhe përgjegjësinë më të madhe e ka kryesuesi i seancës, Trajko Veljanovski.

Kiracovski e përkujtoi Veljanovskin në dy paragrafët e Rregulloret të cilat thonë se duhet të ndalohen folësit nëse ata nuk mbahen afër fjalimit të deputetit që ka marrë fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button