Maqedonia ngeli pa Qendrën e vetme për Djegiet

Maqedonia nuk më Qendër për Djegie, pasi që i vetmi, në Spitalin Kirurgjik “Shën Naumi i Ohrit” nuk funksionon nga qershori i vitit të kaluar. Kjo qendër është me rëndësi vitale në shtet dhe është i lënë pas dore, ndërkaq tani shërben si depo, thonë mjekët e spitalit për NOVATV. Prej se ka filluar rikonstruimi, në këtë Spital nuk a kushte për pranim të pacientëve me djegie, pasi që rinovohet edhe Reparti për Kirurgji Plastike. Nga gjithsej 15 krevate të Repartit për Kirurgji Plastike dhe katër nga Qendra për Djegie, tani kapaciteti i Repartit është vetëm gjashtë krevate, njofton Portalb.mk.

Që situata të jetë edhe më e tmerrshme, pacientët me djegie nuk pranohen as në spitalin “8 Shtatori”. Atje nuk ka repart të specializuar pasi që në vend të këtij reparti u hap kardiokirurgjia. Në Klinikat e Shkupit, asnjëherë nuk ka ekzistuar qendër e këtillë, sqarojnë mjekët.

Sipas informatave të cilët ka ardhur NOVATV, para disa muajve janë marrë blerë disa krevate special për Qendrën e Djegieve në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, por më parë dikush nga Spitali ka bërë specifikim të gabuar dhe në vend krevatit me sistem të kompjuterizuar për qarkullimin e ajrit, temperaturës dhe lagështisë, kanë arritur krevate për qëllime tjera (për pacientë në koma) të cilët janë vendosur në Repartin Intensiv. Në spital flitet se menaxhmenti i Spitalit definitivisht ka hequr dorë nga revitalizimi i Qendrës për Djegie, veçmas pasi që për mirëmbajtjen e saj janë të nevojshme mjetet të mëdha financiare.

Në situatë të këtillë, pacientët me djegie të rënda nuk kanë ku të hospitalizohen dhe të mjekohen, thonë mjetet. Veçmas, pasi që për mjekimin e tyre duhet kushte speciale, krevate speciale, pasi që mjekimi shkon mjaft rëndë dhe është e mundshme që të ketë infeksione bakteriale.

Me shuarjen e Qendrës, personeli mjekësor u shpërnda në reparte tjera. Sipas të dhënave, në vjet në këtë Qendër janë mjekuar rreth 80 pacientë me djegie të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button