Kush e financon “Për Maqedoni të përbashkët”?

Në protestat e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët kanë hyrë në javën e gjashtë vazhdimisht mund të shihet se si pjesëmarrësve u ndahen rekuizita, shkruan REL në gjuhën maqedonase. Protestuesit “qerasen” me shalle, flamuj e bluza të ndryshme. Organizimi i çdo proteste është gjithnjë më i mirë, ndërkaq atë e konfirmojnë edhe organizatorët për ashtu siç thonë se financohen nga donacionet e individëve dhe ndërmarrjeve, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen nëse deri më tani kanë pranuar donacione dhe kush i ka ndarë financat për ta, Bogdan Ilievski nga “Për Maqedoni të përbashkët” thotë se nuk dihet se sa para janë harxhuar. Sipas tij, ata nuk marrin shuma konkrete në para, por çdo donacion është në formë të dhuratës.

“Mua mi sjellin bluza për shembull. Unë u them se dizajnët i keni në internet, ata i bëjnë 500 deri në 1000 bluza dhe m’i sjellin. Nuk e di vlerën e tyre, si do ta dija”, thotë Ilievski.

Sipas asaj që thotë Ilievski, atyre nuk u jepet financa, por vetëm se ai u tregon se çfarë ju duhet.

“Nëse nuk janë regjistruar si shoqëri, si ndonjë subjekt, është rëndë që të gjendet kush janë financuesit. Mendoj se ata mund të bashkohen në iniciativa, por harxhimet e tilla t’i harxhojnë vet. Mund të funksionojnë ashtu, por si subjekte t’i financojnë nuk mundet, nëse nuk janë të regjistruar”, thotë ish antikorrupsioneri, Arif Musa.

Pra, sipas kësaj, nëse dikush do që t’i financojë duhet ta bëjë nga xhepi i tij.

Sipas tij, ata duhet të paktën përkohësisht të regjistrohen me qëllim që ata të cilët donojnë të kenë lehtësime tatimore dhe gjithçka të shkojë sipas rrugës ligjore.

Nga DAP nuk mund të kuptohet se cilat ndërmarrje kanë donuar për iniciativën, pasi që të dhënat e çdo obliguesi tatimor janë të fshehta. Vetëm nëse ndërmarrja ose qytetari do, ajo mund të ndahet me publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button