10-vjeçari palestinez me autizëm mëson gjithë Kur’anin përmendësh

2 prilli është caktuar nga OKB-ja si Dita Botërore e Autizmit dhe shërben për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit, shkruan Tesheshi.com, transmeton Portalb.mk.

Autizmi, që karakterizohet me komunikim dhe aftësi sociale të vështirësuar, është në rritje në Palestinë dhe anembanë botës, duke sjellë shumë probleme në familje të cilët janë të detyruar të kujdesen për të dashurit e tyre të sprovuar me këtë cen fizik.

Megjithatë, edhe pse njerëzit me autizëm përballen me shumë vështirësi të jetës, një përqindje e madhe e tyre me këtë sëmundje ka një tendencë të natyrshme për shkencat e ndryshme të tilla si matematika, arti, muzika dhe kujtesën e përgjithshme mekanike.

Si rezultat, shumë njerëz që kanë autizëm vendosin të provohen në fushat në të cilat ata janë të mirë, të tilla si shkenca teknologjike, programim, inxhinieri, dhe shkencat në të cilat kapaciteti i memories është vendimtare.

Halid Ebu Musa 10-vjeçar, ka treguar preferencën e tij për të memorizuar sasi të mëdha të teksteve të shkruara, si të mësuarit e Kur’anit përmendsh, i cili konsiderohet si një nder i madh për muslimanët në mbarë botën.

Sipas Nedve Abdulal, një edukator në shkollën e rehabilitimit privat në Palestinë të cilën e ndjek Khalid Abu Musa, i riu ka mësuar dhe memorizuar Librin e Shenjtë vetëm nga dëgjimi kur i është lexuar atij në mënyrë të përsëritur. Mrekulli apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button