Remenski: VMRO-DPMNE-ja e ka filluar federalizmin

“Nëse e shkruani në Google “federalizmi i Republikës së Maqedonisë”, do të dalin më shumë se 3000 rezultate dhe do të shihni se atë e kanë filluar VMRO-DPMNE-ja”, tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, në ditën e shtatë të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Ajo, duke iu drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Trajko Velanoskit, tha se “me shkeljen e vetëdijshme të Rregullores dhe të dispozitave të Kushtetutës, ai me vetëdije merr pjesë në vazhdimin e propagandës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së”.

“Të gjitha institucionet të cilat e kanë mjetin e forcës, e cila ka qenë e keqpërdorur të gjitha këto vite, akoma janë jashtë kontrollit”, shtoi Remenski në kundër-replikën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button