Çfarë duhet të bëjë Maqedonia që të merr lehtësim në regjimin e vizave me Amerikën?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë hequr vizat për shtetasit e Maqedonisë, konfirmojnë për Portalb.mk nga Ambasada amerikane në Shkup.

“Është një dezinformatë që qarkulloi nëpër mediat tona” u shprehën nga shërbimi për marrëdhënien me opinionin për Portalb.mk në informatën e rreme se presidenti i Amerikës Donald Tramp ka vendosur Maqedoninë në listën e vendeve banorët e së cilës kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në SHBA.

Kjo, në fakt është edhe lehtë e verifikueshme, nëse haset në lajme të tilla. Për ata që njohin gjuhën angleze mjafton të vizitojnë ueb faqen e Shtëpisë së Bardhë dhe të shihen urdhrat e presidentit Tramp.

Çfarë duhet të bëjë Maqedonia që të merr lehtësim në regjimin e vizave me Amerikën?

Duke lënë anash reformën më të fundit për ndalimin e  tërësishëm të dhënies së vizave për 6 shtete: Siri, Liban, Iran, Sudan, Jemen, Somali, Amerika ka disa lloje të regjimit të vizave për shtetet e huaja.

Maqedonia bën pjesë në vendet që munden të marrin disa lloje të vizave duke u nisur nga viza turistike, ajo për bashkim familjar, biznes etj, njofton Portalb.mk

Por ka vende që janë pjesë e Programit të Heqjes së Vizave (The Visa Waiver Program VWP). Me këtë program, banorët e disa shteteve kanë të drejtë të qëndrojnë në Amerikë deri në 90 ditë pa vizë. Nga Ballkani, në këtë listë është Sllovenia dhe Greqia.

Për të marrë Maqedonia këtë lloj lehtësimi të udhëtimit në Amerikë që banorët e saj të mund të  qëndrojnë 3 muaj pa vizë, ka një sërë kërkesash, duke mos i harrua ato më kryesoret: respektimi i demokracisë, sundimi i së drejtës, institucione stabile dhe mos të ketë krizë politike. Kritere këto që dukshëm Maqedonia aspak nuk i plotëson, sipas gjitha raporteve ndërkombëtare dhe vendore.

Pos tyre, vendi duhet të përmbushë kërkesat e ndryshme të merren parasysh për vendosjen në Programin e Heqjes së Vizave, njofton Portalb.mk. Kërkesat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

  • Të përforcojë zbatimin e ligjit dhe shkëmbimin e dhënave me Shtetet e Bashkuara që lidhen me sigurinë.
  • Të lëshojë e-pasaporta.
  • Të ketë më pak se 3 përqind shkallën e refuzimit të vizave për vizitorë (B).
  • Të raportojë me kohë pasaportat e humbura: ato boshe edhe ato të lëshuara në qarkullim.
  • Të mbajë në nivel të lartë masat kundër terrorizmit, zbatimin e ligjit, kontrollin e kufijve dhe dokumentet e standardeve të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button