Shilegov: Zotëri Gruevski, kushëriri juaj Mijallkov ka blerë disa pompa benzine

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga foltorja e Kuvendit i ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos i mbrojnë funksionarët kriminel në krye të partisë. Ai tha se është e papranueshme atë që po e bëjnë duke e zvarritur seancën konstituive të shumicës së re parlamentare, siç tha ai, duke u bërë pjesëmarrës në pasurimin e njëzetvjeçarëve që në këtë periudhë blejnë kompani të naftës, ndërkaq “rastësisht janë fëmijë të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së”, njofton Portalb.mk.

Ndaj Shilegovit, ka  replikuar deputeti, Krsto Mukovski i cili tha se deputetët e LSDM-së të cilët kanë qenë në përbërjen e kaluar kanë marrë rrogë pa ardhur në Parlament dhe me atë e kanë dëmtuar buxhetin e shteti. Ai gjithashtu shtoi se LSDM i ka përkrahur “Laramanët” të cilët, siç tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, i kanë bërë dëm shtetit me miliona euro.

Pas tij, ka reaguar prapë Shilegov, i cili drejtpërdrejt i ka thënë Gruevskit me këto fjalë:

“Nuk e di sa dëm kanë bërë “Revolucioni Laraman”, por e di se Mijallkovi i juaj në janar të këtij viti ka përfituar 6 milionë euro, ju i mbroni krimet e tyre. Zotëri Gruevski, kushëriri juaj ka blerë pompa të benzinës, nëse nuk e dini, do t’ua japë dokumentet në pauzë”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button