FPM: Në vend se të promovoni mashtrime si “Manifesti”, të kërkoni falje për krimet

Forumi i Patriotëve Mendjelirë (FPM) nëpërmjet një kumtese i dënon ashpër, siç thonë ata, përpjekjet e VMRO-DPMNE-së dhe promovimet e saja si “Manifesti” për Maqedoni unitare duke shtuar se për to është edhe një lojë e re mashtruese ku nuk shohin aspak qëllim të mirë, njofton Portalb.mk.

“Forumi i Patriotëve Mendjelirë i dënon sjelljet e patriotëve të rrejshëm dhe përpjekjet e tyre qesharake që të shpëtojnë nga veprat e bëra në vazhdimësi viteve të fundit. Asnjë përpjekje nuk mund ta përmirësojë atë që e keni bërë me veprat e juaja, madje as “Manifesti” që e keni promovuar mbrëmë. Kjo për ne është edhe një lojë e re mashtruese dhe në të nuk shohim aspak qëllim të mirë sepse në 11 vitet e kaluara asnjëherë dhe me asnjë procedurë të tillë nuk keni kontribuar për Maqedoni të vetme dhe konsensus nacional pas çështjeve shtetërore, përkundrazi më të rëndësishme për ju kanë qenë ndarja e tenderëve dhe rehatia personale!”, thuhet në kumtesën e FPM-së.

Ata gjithashtu kërkojnë nga VMRO-DPMNE-ja që të dalin para popullit dhe të kërkojnë falje për të gjitha gabimet e bëra deri tani.

“Para se të filloni të flisni për patriotizëm dhe për Maqedoni të vetme jeni të detyruar të dilni para popullit së pari publikisht të kërkoni falje sepse:

  1. Keni biseduar pa turp për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë,
  2. E keni larguar Maqedoninë nga anëtarësimi i BE-së dhe NATO-s dhe nuk e keni respektuar marrëveshjen për partneritet me SHBA-në
  3. E keni rrënuar rendin ligjor dhe shtetin juridik me vendosjen e vazalëve krenarë të zgjedhur nga ndonjë “defteri”,
  4. Keni kryer sulm të paparë në shtet dhe në institucionet e shtetit duke vendosur, vasal krenarë me të kaluar të dyshuar në arsimim dhe angazhim kombëtarë,
  5. Me kundër-protesta e keni ndarë popullin në qytetarë  të përshtatshëm dhe jo të përshtatshëm,
  6. Me politikat tuaja të këqija keni kontribuuar që të ndodh përçarje e paparë në parti, vëlla me vëlla të mos duan të shihen,
  7. Me programet e arsimimit, me të ashtuquajturin Kembrixh keni kryer gjenocid te fëmijët
  8. Në vitin 2011 e keni anuluar regjistrimin e popullatës dhe në mënyrë politike keni manipuluar me atë,
  9. Me politikën e keqe nëpërmjet dënimeve keni mbyllur ndërmarrje të vogla dhe të mesme,
  10. Në vitin 2008 dhe në vitin 2011 e keni votuar ligjin dhe ndryshimet e ligjit për gjuhë,
  11. Në vitin 2011 i keni amnistuar rastet e Hagës, krimet kundër maqedonasve,
  12. Në vazhdimësi i keni dëbuar gjeneralët të cilët në vitin 2001 e kanë mbrojtur Maqedoninë,
  13. Në vitin 2011 komandantin e UÇK-së e keni vendosur ministër të Mbrojtjes,
  14. Keni premtuar, por nuk keni miratuar ligj për “branitellat”,
  15. Pa asnjë kriter për shkak interesit politik keni lejuar 300.000 punësim në administratën e shtetit, ku të njëjtët marrin rroga duke qëndruar në shtëpi,
  16. Keni lejuar që 300000 të rinj të shpërngulen nga shteti, dhe kështu me radhë lista e krimeve është shumë e gjatë!”, thuhet në pikat e kumtesës së FPM-së”.

Ata në fund thonë se  janë qesharake përpjekjet për patriotizëm dhe Maqedoni unitare dhe të flasin njerëzit që “kanë pasaportë të shtetit të huaj dhe në të kaluarën janë deklaruar si pjesëtar të kombit tjetër”.

“Për fund duam të ju tregojmë juve nga kryesia se nuk mund të flisni për patriotizëm dhe Maqedoni unitare pas gjithë asaj që ia keni shkaktuar shtetit. Për ne janë qesharake përpjekjet për patriotizëm dhe Maqedoni unitare të flasin njerëzit që kanë pasaportë të shtetit të huaj dhe në të kaluarën janë deklaruar si pjesëtar të kombit tjetër!”, përfundojnë në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button