Tetovë, rreth 220 të punësuar të fabrikës “Lear” janë helmuar nga ushqimi

“Rreth 220 të punësuar të ndërmarrjes “Lear”, e cila ndodhet në zonën e zhvillimit industrial-teknologjik të Tetovës, mbrëmë janë helmuar, me siguri nga ushqimi”, informojnë burimet nga Qendra Klinike e Tetovës për “Meta“, njofton “Portalb.mk.

Sipas informatave të para, ata kanë ngrënë darkë rreth orës një pas mesnatës dhe pas disa orëve, kanë ndier dhimbje të barkut, për shkak të diarresë.

Rreth orës katër të mëngjesit, të punësuarit me vetura të Ndihmës së Shpejtë janë transferuar në Klinikën e Spitalit të Tetovës, ndërsa një pjesë e tyre janë ridërguar në Spitalin e Gostivarit.

Gjatë ditës priten informata zyrtare për gjendjen shëndetësore e të punësuarve të fabrikës, të cilët janë shtruar në spitalet e Tetovës dhe Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button