Maqedoni, vetëm 10 deputetë nuk përdorin “Facebook”

110 deputetë nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë shfrytëzojnë “Facebook” – tregon hulumtim më i ri i bërë në periudhën 22-29 mars të këtij viti, nga specialistë për media të reja, të udhëhequr nga Bojan Kordallov, njofton Portalb.mk.

Krahasuar me vitin 2009 kur për herë të parë është bërë hulumtim i ngjashëm, përqindja e deputetëve të cilët kanë shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” ka qenë 29, ndërkaq tani është rritur në 92, gjegjësisht nga 35 deputetë në 110.

Më shumë se 60 deputetë çdo ditë ose disa herë në javë publikojnë përmbajtje në profilin e tyre ose faqen e tyre të “Facebookut”, ndërkaq të tjerët atë e bëjnë kohë pas kohe, ose vetëm gjatë fushatës përpara zgjedhure, tregon hulumtimi.

Deputetëve u rekomandohet që qartë t’i theksojnë profilet e tyre zyrtare, faqet ose kanalet në mediat sociale, me qëllim që të qytetarët më lehtë t’i gjejnë dhe të kenë kontakt me to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button