Timonie: Sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për dalje nga kriza

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, sot në Manastir deklaroi se pret që sa më shpejtë të zgjidhet situata politike në të cilën ndodhet Maqedonia, njofton Portalb.mk.

“Gjendja politike në Maqedoni për momentin i ngjan një pllake të gërvishtur dhe nuk dua të shtoj edhe një pllakë të gërvishtur në atë që tashmë është. Dëshiroj që sa më shpejtë të dilet nga kjo gjendje sepse bota na pret”, theksoi Timonie, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske.

Ambasadori Timonie, i cili në Manastir në forumin “Perspektivat Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, theksoi se “Ambasada franceze ka bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin e Çështjeve Evropiane dhe që Franca ka emëruar ekspert teknik i cili punon në radhët e Sekretariatit të Çështjeve Evropiane për të ndihmuar për shfrytëzim më të lartë dhe qasje deri te fondet e BE-së.

“Por për atë është e nevojshme qeveria e cila do ta zbatojë dinamikën e nevojshme, ndërsa zbritura administrative nuk ekziston për momentin, nuk na ndihmon në punë”, theksoi Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button