Presidenti Ivanov nikoqir i kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov të hënën do të jetë nikoqir i kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili do të qëndrojë për vizitë në shtet, konfirmojnë për MIA-n nga Kabineti i Presidentit, njofton Portalb.mk.

Arsye për vizitën e njeriut e parë të Këshillit Evropian është kriza migruese, roli i Maqedonisë në ballafaqimin me të si dhe situata politike në shtetin e Maqedonisë.

Përveç situatës aktuale me krizën e migrimit dhe të refugjatëve, rolin e Maqedonisë dhe situata në rajon, thonë nga kabineti i shefit të shtetit, Ivanov do ta njoftojë Tuskun edhe me situatën politike në vend, ndërsa do të bisedojë edhe për perspektivën evropiane të rajonit.

Vizita e Tuskut në Maqedoni realizohet në prag të paralajmërime gjithnjë e më të shpeshta nga fluksi i ri i refugjatëve,  ndërsa si pasojë e tensioneve gjithnjë e më të fuqishme mes BE-së dhe Turqisë dhe kërcënimeve për prishjen e marrëveshjes për emigrantët. Njëherit, paralajmërimet nga ana e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ndërprerjen e pranimit të emigrantëve, paraqet kërcënim të madh për Evropën dhe para se gjithash për shtetet ballkanike, që është arsye për alarm në Bashkimin Evropian.

Përndryshe, kjo do të jetë vizita e tretë për dy vjet e Donald Tuskut në Republikën e Maqedonisë. Në takimin e fundit në mars të vitit 2016, Tusk dhe Ivanov diskutuan për arritje të zgjidhjes së përbashkët evropiane për krizën e refugjatëve dhe emigrantëve. Në takimin e atëhershëm, Ivanov paralajmëroi për migrimin ilegal dhe hyrjen e dhunshme në Maqedoni, duke theksuar në mënyrë të përpiktë se Republika e Maqedonisë nuk do të lejojë rritje të rreziqeve të sigurisë nga kriza migruese. Presidenti i Maqedonisë atëherë tha se Maqedonia do t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për mbrojtjen e kufijve shtetëror dhe për ruajtjen e sigurisë kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button