Janeva e hedhë poshtë kërkesën e Zvërlevski për “shpëtim” të Koçanit

“Unë si prokuror publik veçmas jam kompetente që të veprojë në lëndët të cilët dalin nga përmbajtja e ndjekjeve të komunikimeve në të gjitha instancat gjyqësore. Për atë me parashtresë të dërguar deri te Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, e kam tërhequr kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të cilën e ka dorëzuar Prokuroria Themelore Publike”, shkurt ka sqaruar, shefja e Prokurprisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Letrën e shkruar me të cilën është tërhequr kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë mund të: KËTU.

Përndryshe, një javë pas takimit të avokatit të, Sead Koçanit, Nikolla Dodevski dhe prokurorit republikan, Marko Zvërlevski, me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, dje nga Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata Supreme ka arritur kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe të Gjykatës së Apelit për paraburgim të biznesmenit Koçan.

Sead Koçan
Sead Koçan

Prokuroria e Marko Zvërlevskit, për rastin “Trust” ku është i dyshuar Koçan, ndaj të cilit rast ka kompetenca Prokuroria Speciale, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shfuqizojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe lëndën përsëri ta kthejë në gjykim.

Në bazë të ligjit për Prokurori Speciale, Prokuroria e Zvërlevskit, nuk ka kurrfarë kompetence ndaj rastit dhe kërkesa është e paligjshme.

Ndryshe, pronari i ”Nova TV”, biznesmeni Seat Koçan e ka braktisur vendin një ditë pasi Gjykata Penale mori vendimin për përcaktimin e masës  30 ditë paraburgim për të. Koçan është nën hetime sepse dyshohet se me dokumente të rrejshme ka formuar një konsorcium dhe ka fituar tenderin me vlerë prej 17 milionë eurove, për gërmime në kombinatin e xeheve në Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button