fbpx

Dimovski: Duhet zgjedhje të reja për shkak se numrat nuk garantojnë Parlament të qëndrueshëm (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja do të respektojë Kushtetutën, punën e Kuvendit dhe ligjin, por do të luftojë që t’i mbrojë interesat shtetërore dhe kombëtare, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, tanimë kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, në edicionin e lajmeve në TV Sitel, njofton Portalb.mk.

Sipas Dimovskit, qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se, siç thotë ai, numrat dhe raporti në Parlament nuk siguron Parlament të qëndrueshëm.

“Raportet ndërpartiake në bllokun maqedonas, por edhe në bllokun shqiptar nuk sigurojnë Parlament të qëndrueshëm, kurse kjo atmosferë tenzike aktuale, do të jetë në të ardhmen edhe në Parlament. Për këtë, dhe për shkak të shumë arsyeve të cilat i kemi diskutuar, për shkak të Platformës së Tiranës, protestave të qytetarëve, mashtrimit paszgjedhor, na solli në qëndrimin se duhet zgjedhje të parakohshme. Nëse do të përgjigjeshej pozitivisht në kërkesën tonë të parë për zgjedhje të reja, ne tash do të ishim në fushatë zgjedhore dhe do të kishim 10-20 ditë deri në momentin kur qytetarët do të pastronin dilemën”, tha Dimovski.

Ilija Dimovski thotë se në Maqedoni për momentin ka një situatë të papjekur politike ngaqë ka parti humbëse e cila dëshiron të formojë Qeveri, ndërsa ekziston edhe Platformë e cila u soll pas zgjedhjeve dhe për të cilën askush nuk votoi.

“Askush në Maqedoni nuk votoi për të hapur debat për ligjin e gjuhëve, as për deklaratën e ndonjë gjenocidi i cili ndodhi apo nuk ndodhi në Republikën e Maqedonisë, për bankënota, uniforma dhe udhëheqje të procedurave në dy gjuhë”, tha Dimovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close