Shkupi iu bashkua aksionit “Një Orë e Planetit Tokë” (FOTO+VIDEO)

Me shkyçjen e ndriçimit të disa lokacioneve në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup dhe në Ohër, Maqedonia për herë të tetë sivjet u përfshi në shënimin e aksionit të madh ekologjik botëror “Një Orë e Planetit Tokë”, njofton Portalb.mk.

Ndriçimi u shkyç në orën 20:30 sipas kohës lokale për rreth një orë kur në errësirë njëkohësisht ishin mbi 178 vende dhe 7.000 qytete në botë.

Në qendër të qytetit, me mbështetje të Qytetit të Shkupit, në errësirë ishin Sheshi Maqedoni me përmendoret, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Kombëtar i Maqedonisë, Muzeu i Betejës së Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik, Ura “Syri” dhe Ura e Artit, si dhe disa objekte me rëndësi nga rajoni i qytetit.

Po ashtu, përveç Shkupit, në këtë aksion global u përfshi edhe qyteti i Ohrit, ku pa ndriçim prej një orë mbetën Kisha Jovan Kaneo dhe Fortifikata e Samuilit.

Organizatori i kësaj ngjarje në Maqedoni njoftoi se këtë vit për shkak të situatës aktuale në shtet është vendosur që intensiteti i aksionit të ulet, konkretisht të shkyçen vetëm disa lokacione të caktuara në Shkup dhe Ohër.

Me shkyçjen simbolike të ndriçimit në kohëzgjatje prej një orë, miliona njerëz në mbarë botën do të përcjellin mesazhin për shpëtimin e Planetit Tokë.

Qyteti i Shkupit dhe Ohrit gjatë aksionit “Një Orë e Planetit Tokë”
Porta Triumfale në Shkup gjatë aksionit “Një Orë e Planetit Tokë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button