Çadieva: PSP-ja ankth për VMRO-DPMNE-në

Avokatja Danica Çadieva për “Faktor” vlerëson se Prokurorisë Speciale Publike (PSP), do t’i vazhdohet mandati për ngritje të akuzave, duke shtuar se ky institucion është i pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Përzhinës dhe patjetër duhet t’i mundësohen kushte që t’i jepet kohë që ta kryej punën e saj, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh atë se për vazhdim të mandatin është e nevojshme dy e tra e shumicës në Kuvend, qëndron vetëm çështja se nëpërmjet cilit model do të zbatohet ajo. A do të jetë aneks i Marrëveshjes së Përzhinës ose Marrëveshje e re e Përzhinës, qëndrimi është i qartë dhe partitë politike të cilët marrin pjesë në përbërjen e re parlamentare patjetër duhet ta respektojnë, gjegjësisht patjetër dhe jam e sigurt se do të votohet për vazhdimin e mandatit të PSP-së, por edhe të ligjit për dëshmitarë të mbrojtur”, thotë Çadieva.

Çadieva më tej shton se nga VMRO-DPMNE “nuk flenë qetë, PSP për to është ankth”.

“Që nga fillimi, përgjimi i paligjshëm nis me Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. Njerëzit e kreut të VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt, janë kapur në përgjime të paligjshëm, qindra krime financiare, procese gjyqësore politikisht të montuara, tenderë të kurdisur dhe qindra vepra penale. Këto janë ata personat që sot jo vetëm që e obstruksionojnë punën e Katica Janevës dhe PSP-së, por të njëjtët nga obstruksionet nuk kanë edhe ëndërr të qetë. Ajo është i tërë rrjetin e merimangës që ashtu mirë ka “punuar” 11 vitet e fundit, as në ankthin më të keq nuk kanë menduar se ata do të jenë të dyshuar, akuzuar ose të dënuar”, thotë Çadieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button