Dënim deri 4.000 euro: Ligji i cili i mbron qytetarët nga shitësit këmbëngulës

Shitësit janë këmbëngulës me ofertat e tyre, duke ofruar preparate për pastrim, preparate mjekësore dhe kozmetike. Këto janë vetëm një pjesë e prodhimeve të cilat ua ofrojnë qytetarëve nëpërmjet paraqitjeve telefonike, porosive, ose nëpërmjet email adresave. Ata në këtë mënyrë fitojnë përqindje, dhe sa më shumë pranohen ofertat e tyre, aq përqindje më të lartë të bashkëpunimit do të kenë, njofton Portalb.mk.

Një pjesë e qytetarëve ankohen nga shitësit sepse janë shumë këmbëngulës në reklamimin e produktit edhe pse qytetarët u kanë thënë se nuk janë të interesuar për ofertën të cilën e kanë ofruar ata.

Megjithatë, edhe përkundër dispozitave ligjore të cilat janë miratuar diku para gjashtë muajsh, deri tani qytetarët nuk kanë paraqitur shqetësim nga shitësit në institucionet kompetente, gjegjësisht në Inspektoratin e Tregut ose në Organizatën e Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Sipas të njëjtave, shkaku qëndron në atë se një pjesë e qytetarëve nuk kanë njohuri për të drejtat konsumuese, por edhe për shkak asaj se shumë është e vështirë të dëshmohet sjellja agresive e shitësve që të mund të dënohet. Ndryshe, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve në Maqedoni i mbron qytetarët nga shitësit këmbëngulës. Konkretisht, sjellja agresive dhe fyese e shitësve është vepër e dënueshme për të cilën janë parashikuar dënime prej 2.000 deri 4.000 euro.

Ndërsa, në regullativën ligjore qëndron se tregtaret nuk duhet t’i shqetësojnë qytetarët me thirrje telefonike, veçanërisht në orët e vona, nuk u lejohet që vazhdimisht të dërgojnë oferta ose reklama nëpërmjet email adresës ose porosive nëse qytetarët nuk kanë dhënë pajtimin e tyre me shkrim për këtë gjë. Është e ndaluar që t’i ofrojnë prodhimet në shtëpitë e tyre nëse qytetarët  nuk kanë shprehur interesim më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button