Për sigurimin e pronës shtetërore janë harxhuar 3.2 milionë euro, lider SGS e Mijallkovit

Institucionet shtetërore vjet kanë nënshkruar gjithsej 42 tenderë për sigurim fizik të objekteve dhe personave me vlerë prej 3.2 milionë euro, tregon analiza e marrëveshjes të publikuara në sistemin elektronik për furnizime publike, shkruan BIRN, transmeton Portalb.mk.

Gjysma e tenderëve, gjegjësisht 1.65 milionë euro i ka marrë agjencia Sekjuriti Grup Servis (SGS). Kjo kompani i ka fituar 12 marrëveshje në institucionet shtetërore, absolutisht dominon në pazarin kur bëhet fjalë për sigurim të pronës shtetërore.

Tenderin më të madh vjet nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, për sigurim të pikave pagesore, me vlerë prej 422 mijë euro e ka fituar SGS. Edhe tenderin e dytë më të madh prej 228 mijë euro, që është lidhur me Qytetin e Shkupit për e ka fituar SGS.

Kompania SGS dhe mënyra se si i ka bërë disa marrëveshje, përndryshe, janë temë e një cikli të bisedave të përgjuara të cilat i publikoi LSDM-ja, gjegjësisht “bomba” e 28, gjatë të cilës kuptojmë që për shumë gjëra , ashtu siç akuzon LSDM, drejtori Sllobodan Nikollovski patjetër e ka të pyes Sasho Mijallkovin.

SM: Tu lajmërua Konjakovski?
SN: Jo, nuk më ka lajmëruar. Nuk më është lajmëruar. 
SM: I’a dhashë numrin tënd, do të thërras.  
SN: Po.
SM: Ka filluar procedura për koncesionet.
SN: Mirë, atëherë.
SM: Prandaj i thash që dokumentacionin e tenderit të ta jap ty, të rishikohet. 
SN: Po, Po, gati, nuk është problem. 
SM: Për tu përgatitur, për tu përgatitur strategjia
SN: Po, gati, nuk është problem, do ta marrim dhe do ta rishikojmë. 
SM: Do me thënë ai do të thërras, do të ta jep.
SN: Bën, bën.
SM: Ajo nuk do të jetë në…Di të bëhet në seancën e radhës ose të fundit, ku dot të miratohet dokumentacioni i tenderit dhe proceduar do të kryhen sipas asaj, do të realizohet procesi. 
SN: Po, po, po. Mirë…
SM: Mirë unë do të jem aty dhe ashtu që…
SN: Sapo të më thërras…do ta marrim do ta rishikojmë, nuk është problem. Çfarë ka të re?
SN: Asgjë, ja punojmë. Tani janë pushimet vjetore, njerëzit i lëshojmë në pushime vjetore, është obligim ligjor. Ashtu e bëmë tani jemi mbi 920-930 njerëz.
SM: Aha, mirë është.
SN: Numri është i madh, mirë është. Tani është mirë, por do të shohim, shëndet. Dhe ashtu. 
SM: Prit, të përfundojmë këtë, edhe T-Mobile dhe arrish deri te 1.100.
SN: T-Mobile dhe ELEM, do të jenë mbi 1.200. Do të shohim, shëndet të kemi. 
SM: ELEM me Dejanin.
SN: Si?
SM: ELEM me Dejanin.
SN: Po, po, po. Jo, procedura, ku do që të jetë, do të jetë. Ka tender, gjithçka aty. Dhe aty…si për fillim 50 njerëz, më pas do të shohim. Sepse ato kanë,  të vetët…
SM: Prit, ke ti kontakt me Dejanin?
SN: Jo, e bëjmë atë punë. Edhe tenderin e publikuan dhe…
SM: Jo, me Dejanin duhet…që të kesh…
SN: Jo, jo, rregullisht jemi me të, rregullisht. 
SM: Mirë, atëherë. 
SN: Vaj shkon puna, mos u mërzit. Them për fillimin 50 njerëz sepse ato kanë edhe rojet e tyre dhe tani…
SM: Kur do të vendoset për atë?
SN:  Mendoj se fillon në shtator, sepse ai tender…deri në shtator mendoj.
SM: Shumë mirë.
SN: Po. Do të jetë, këtu do të shihemi kur do të vini.
SM: Tani, do ta thërras Zharen të shoh deri ku është me atë punë.
SN: Po, mirë.
SM: Me të. Ka diçka te re, në T-Mobile.

Në një bisedë tjetër, ashtu siç thotë LSDM, Mijallkov dhe Nikollovski, kuptojmë se kompania SGS ka biznes të “gatshëm” me Albafon.

SN: Të vi nesër në mëngjes. Dhe një punë, këtë patjetër menjëherë ta zgjidhim. Me Telekomin, apo dhe ato i kemi siguruar dhe…
SM: Si?
SN: Telekomin…
SM: o.
SN: Me atë kemi marrëveshje, me 1-shin do ta kemi edhe këtë Albafonin, e rI…
SM: Albafon?
SN: Po, edhe ato erdhën, dhe ato presin që t’i sigurojmë.
SM: Po, po, e di. Ata i kam miq. 
SN: Po. Dhe tani në Marrëveshjen me to ka një klauzolë, të kemi të drejtën e ekskluzive, do të thotë vetëm ato i sigurojmë, të mos sigurojmë kompani me veprimtari të njëjtë. 
SM: Jo, nuk bëhet ajo punë.
SN: Po, dhe tani duhet edhe këto t’i refuzojmë. 
SM: Do ta heqin atë nga Marrëveshja dhe fund. 
SN: Këtë desha te jua them. 
SM: A din ata të kërkojnë ekskluzive? Ku e kanë atë?
SN: Dhe duhej të shihemi me Zharkon të flisni ju, që më pas të shohim nëse mund të hiqet. Përndryshe me Marrëveshjen jemi të detyruar me atë ekskluzivitet. 
SM: Prit pak, a është ajo në ndonjë marrëveshje? Në, në…
SN:  Në Telekom.
SM: Te Zharko?

Përkundër ministrit të atëhershëm Zoran Konjakovski, SGS ka pasur përkrahje edhe nga ish ministri i financave Zoran Stavreski.

SN: Po të shohim disa punë që janë më të rëndësishme, rreth tenderëve, njëri, tjetri. Nëse shiheni aty me Stavreskin, boll me këto, ka disa firma të cilat ai apo…tani nuk e di nëse do të pranonte diçka te tillë, ama duhet ndihmë prej diku…Shohë në Jegunovcë, fabrika e Jugohromit, me duket se ai aty shkon, as nuk ka pozicione më të mira aty, as nuk mund…
SM: Në Jugohrom janë ato rusët?
SN: Por, jo, ai aty ka disa njerëz të afërt dhe ato janë në pozicione mjaftë të mira të cilët shumë mirë do të mund të menaxhonin me ne. Gjithë kohës e ndjekim e di, por përsëri rrotullohet në rreth, assesi të lëvizin. Haj kur do të vi do të bisedojmë për atë.

Kuptojmë edhe për punësimet në SGS ka vendosur Mijallkovi, gjegjësisht ajo firmë ka qenë pjesë e kulaçit që kanë ndarë VMRO-DPMNE dhe BDI:

MXH: Në atë agjencinë për sigurime…
SM: Po.
MXH: SMS, nuk e di si quhet…
SM: SGS.
MXH: E. Ka disa anëtarë, aktivistë të rëndësishëm të PDSH-së nga Çairi, por edhe disa të cilët përndiqen…
SM: E di.
MXH: Më kanë thënë se punojnë për atë agjencinë.
SM: Do ta rregullojmë menjëherë atë. 
MXH: Ashtu pra. Ose për shkak të asaj…
SM: Unë prita të mi tregojnë emrat, dhe ende nuk mi kanë dhënë. Më thanë se do t’i largojmë, nga ana tjetër e kam me urgjencë, nga i juaji, nga ai…
MXH: Sepse ato…
SM: Nga ai, nga Çairi juaj…
MXH: Aaa…mua më kanë thënë se janë ata, pa dallim ata janë, nuk mundet që të gjithë të jenë të BDI-së. Por nëse dihet se janë problematikë…
SM: Jo, ore, do të bëhen BDI, pse mos të jenë? Do të jenë me BDI-në, pse të mos jenë me BDI-në. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button