Pak interesim për çështjet juridike të pronësisë dhe trashëgimisë, përdoret shpesh “ma ka lënë baba”

Pronësia dhe trashëgimia janë tema mjaft të diskutuara dhe mjaft problematike për qytetarët e Maqedonisë. Shumica e tyre tokat dhe pronat që i kanë të trashëguara nga paraardhësit e tyre, i kanë ta pa rregulluara me dokumente dhe bazohen në atë se ka qenë e gjyshit tim, shkruan Portalb.mk.

Avokatët thonë se ka shumë raste kur për një tokë apo objekt banimi, banorët kanë tapi shumë të vjetra jo ri rinovuar dhe trashëgimia nuk ka kaluar në emër të tyre.

“Ka shumë raste kur toka ku ata kanë shtëpinë dhe shtëpia janë në emër të babit të ndjerë apo edhe të gjyshit të tyre. Ata fillojnë ndërtime të objekteve në banimit në atë tokë, pa e kaluar të njejtën në emër të tyre dhe pa ndarë trashëgimin në pjesë proporcionale dhe të kenë tapi në emër të tyre”, tha për Portalb.mk, Mensur Latifi, avokat.

Ai shtoi se është shumë problematike kjo pjesë dhe se sidomos shqiptarët nuk i kushtojnë fare rëndësi.

“Është pjesë e kulturës dhe mosinteresimit të banorëve që të kryejnë obligimet juridike për sa i përket pronës. Kjo dukuri vërehet më shumë nëpër fshatra, për banorët që thonë se paraardhësit e tyre kanë toka të mëdha nëpër male, e kodra, për të cilat fatkeqësisht nuk kanë asnjë dokument, ose kanë ndonjë testament të vjetër, të cilit nuk i kanë ra mbas që ta rregullojnë e legalizojnë. Siç vërehet atyre nuk iu duket e rëndësishme kalimi i trashëgimisë, atyre iu intereson vetëm të kenë pasuri, kurse shumë pake e rregullojnë atë me ligj e me tapi siç duhet. Kjo mund të jetë edhe nga mosdija, por edhe nga mungesa e interesimit”, shtoi për Portalb.mk Latifi.

Gjithashtu problem tjetër është shitja dhe blerja e pasurive, e tokës pa lidhur asnjë lloj kontrate.

“Problem që shpesh e hasim tek trashëgimitë, është edhe blerja e pronësisë pa asnjë lloj dokumentacioni. Është një pjesë e ligjit që thotë se me dy dëshmitarë mund të dëshmohet pronësia, por sa e merr parasysh këtë gjykata, nuk dihet”, thotë për Portalb, Mefail Asllani, avokat.

Ai shtoi gjithashtu se bëhet ngatërresë e madhe me privatizimin dhe legalizimin.

“Shumica nuk e kuptojnë se privatizim është kur bëhet privatizimi i tokës, kurse me legalizim nënkuptojmë legalizim të objekteve. Këtu hasim në probleme të shumta si te shqiptarët ashtu edhe te maqedonasit është mjaft e përhapur kjo dukuri”, shtoi Asllani. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button