Mandati i Komunave të Maqedonisë vlen deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj

Për shkak të situatës së krijuar dhe të shkaktuar nga mungesa e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë ligjorë, Ministria për vetëqeverisje lokale kërkoi mendim nga Ministria për drejtësi, si organ kompetent për kryerjen e aktiviteteve që që kanë të bëjnë me zgjedhjet, thuhet në kumtesën dërguar mediave nga kjo ministri, njofton Portalb.mk.

“Sipas mendimit të Ministrisë së Drejtësisë, kryetarët ekzistues të komunave dhe anëtarët e këshillave komunale mund të kryejnë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj deri në afatin e përcaktuar në nenin 16 alinea (1) të Kodit Zgjedhor, pra deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e të drejtave të garantuara kushtetuese të qytetarëve të pushtetit lokal, përmes ushtrimin e vazhdueshëm të kompetencave nga ana autoriteteve të komunës (kryetari dhe këshilli)., thuhet në kumtesën dërguar mediave nga kjo ministri, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button