Vazhdon gjykimi kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 sot vazhdon gjykimi kundër ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili është i paditur nga shefi i Departamentit për Resurse Njerëzore, Goran Stamenkovski për mobing, njofton Portalb.mk.

Në seancën e fundit, Pançevski dhe Stamenkovski nuk janë paraqitur në seancë. Gjykimi u anulua pasi avokatët e paditësit Stamenkovski, nuk kanë marrë përgjigje të shkruara ndaj padisë së avokatëve të Pançevskit.

Stamenkovski e padit Pançevskin, pasi që sipas tij, në periudhë të gjatë kohore e ka dërguar në pozita tjera të punës dhe e ka dënuar.

Përveç padisë, Stamenkovski ka paraqitur edhe dy padi penale kundër ish shefit – për maltretim në detyrën zyrtare dhe për shkelje të barazisë.

Ish u.d. kryetarja e GJykatës Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, ka ngritur procedurë disciplinore kundër Stamenkovskit. Stamenkovski kërcënohet suspendim dhe largim nga vendi i punës derisa të mbarojë procedura disciplonore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button