Maqedoni, gjendet pa shenja jete një grua, Prokuroria: I dyshuar për vrasje bashkëshorti i saj

Prokuroria Publike ka shqiptuar masë paraburgim, për bashkëshortin e një gruaje që dje është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj  në Manastir, njofton Portalb.mk.

“Propozimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimin se i dyshuari më 13.03.2017, për shkak të prishjes së lidhjeve mes vete, në dhomën e ndejës të shtëpisë së përbashkët është kryer dhunë familjare, ku si pasojë ka vdekur e dëmtuara – bashkëshortja e tij E.M.D. nga Manastiri”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, bashkëshorten tanimë të vdekur, disa herë e ka goditur me mjete të forta në kokë, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button